Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë prindër të Atarës së vogël për herë të parë vitin e kaluar.
Teksa ka realizuar një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit e saj në Instagram Orinda ka zbuluar se cila ka qenë fjala e parë që Atara ka thënë.
“A ka filluar Atara të thotë ndonjë fjalë ose të bëjë ndonjë hap?”- e ka pyetur një ndjekëse Orindën, teksa ajo është përgjigjur nëpërmjet një videoje ku shfaqet me të voglën e saj dhe tregon se fjala e parë e Atarës ka qenë “mama”.