Reperi shqiptar i njohur si Stresi është përfolur gjatë në mediat rozë për historinë e tij të dashurisë dhe martesës me Keisin.
Nga postimet e fundit të reperit në rrjete sociale ai ka lënë të kuptohet se të shkuarën e ka lënë pas duke nisur një histori të re dashurie.
Stresi ka postuar në Instastory një video ku duket që është në praninë e një vajze të cilës ka preferuar t’i mbulojë fytyrën me një emoji.
Po si për të konfirmuar që për Stresin e shkuara për të ka kaluar, ai ka shkruar dhe një status duke u shprehur se që të kesh sukses nuk duhet të kthesh kokën nga e kaluara.
“Mos më keqkuptoni e kaluara ka vdekur dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën po jeto të tashmen. Do thoni ju po kujtimet mbesin? Po mbesin një M… i madh”- ka shkruar Stresi.
Duket kjo si një hakmarrje ndaj Kejsit, e cila kohët e fundit u përfol në media pas publikimit të një fotoje në krahët e një tjetër mashkulli.