Tifozët holandezë kanë shkaktuar trazira mbrëmë në Tiranë.
Në disa pamje të siguruara shihet në pozitë të vështirë edhe policia shqiptare, e cila u përball me huliganët holandezë.
Madje, një pjesëtar i policisë përfundoi në tokë, i qëlluar pamëshirshëm nga tifozët holandezë.
Rreth 20 policë shqiptarë janë lënduar, ndërsa njëri prej tyre u ther gjatë përplasjes me tifozët holandezë, por edhe me ata italianë.
E dhjetëra tifozë ndërkohë u arrestuan dhe qindra të tjerë u deportuan për në vendet e tyre pasi kishin ardhur në Shqipëri vetëm për t’u përleshur dhe për të shkaktuar incidente.
Ndeshja finale e Europa Coference League ndërmjet Romës dhe Feyenoordit do të luhet sonte në “Air Albania” duke filluar nga ora 21:00.