Kërcënohet me jetë! Kim Kardashian kërkon urdhër mbrojtje në gjykatë

Kim Kardashian ka rrëfyer se jeta e saj dhe e fëmijëve është në rrezik, pasi ka marrë disa letra kërcënuese ku shkruhej se “do të hedhin në erë” zyrën e saj.


Avokati i Kim, Shawn Holley, shkoi në gjykatë të hënën për të marrë një urdhër ndalimi kundër David Resendiz, të cilin Kim tregoi se as nuk e ka takuar kurrë.


Kim shprehu se Resendiz mori adresat e shtëpisë dhe biznesit të saj dhe filloi të dërgonte kërcënime në mënyra të ndryshme.

Ajo thekson se është e frikësuar për sigurinë e saj dhe të familjes së saj.