Shkëlqyen së bashku! Rita Ora dhe Taika Waititi të kombinuar në daljen e fundit

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe i dashuri i saj, skenaristi Taika Waititi shkëlqyen së bashku të kombinuar teksa morën pjesë në prezantimin e ‘Dior Men’s SS/23’.


Stilistja e flokëve të saj, Sami Knight kishte zgjedhur diçka të thjeshtë për këngëtaren ndërsa artisti i grimit Anthony H. Nguyen i kishte nxjerrë në pah hiret e tipareve të fytyrës.


E veshur me një kostum të zi mashkullor dhe këmishë të bardhë, Rita padiskutim na tërhoqi vëmendjen të gjithëve.

Nga ana tjetër,  Waititi kishte veshur një këmishë të kuqe Dior të hapur, me një kostum gri dhe atlete.