Prej disa ditësh në media po aludohet për një ndarje të mundshme mes këngëtarit Blero dhe bashkëshortes së tij, Afrona Dika.
Dyshimet kanë lindur nga fakti se dyshja i kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta në rrjetet sociale.
Burime pranë “Prive” kanë konfirmuar lajmin duke e cilësuar si “të vërtetë” dhe se arsyeja e ndarjes duket të ketë qenë distanca mes çiftit.
Blero mesa duket nuk e ka hedhur hapin që pritej e mendohej, atë të zhvendosjes në Zvicër, vend ky në të cilin Afrona ka lindur dhe ka krijuar jetën e saj.