Katerina Tikhonova, vajza e presidentit Vladimir Putin është në një lidhje me Zelensky, një balerin i cili për çudi mban të njëjtin emër me presidentin e Ukrainës.
Sanksionet të cilat kanë përfshirë familjen e Putin-it, kanë penguar kështu Katerinën të fluturojë nga Moska në Mynih për të jetuar me partnerin e saj.
Çifti thuhet se së bashku kanë edhe një vajzë 2 vjeçe. Kjo histori mësohet të ketë dalë në dritë nga gazeta e pavarur ruse e lajmeve “IStories” dhe gjermanes “Der Spiegel”.
Më herët Katerina Tikhonova ka qenë e martuar me miliarderin rus, Kirill Shamalov me të cilin u nda rreth vitit 2017.