Menjëherë pas publikimit të episodit të dytë të “Thuaje”, Luana Vjollca ka surprizuar të gjithë fansat me lançimin e këngës së saj më të re, të titulluar “Trauma”.
Me një tekst goditës në çdo fjalë, pamje rrënqethëse që shfaqin një grua teksa tentohet të abuzohet seksualisht dhe dhunohet, ky projekt padiskutim nxjerr në pah anët më të errëta të shoqërisë shqiptare.
Teksti i këngës lidhet qartazi me episodin e “Thuaje”, teksa moderatorja rrëfeu ngjarjet tronditëse që kanë lënë gjurmë në jetën e saj dhe i kanë kushtëzuar lirinë.
Kënga mbyllet me një mesazh të thellë sensibilizues, ku kërkohet t’i jepet fund dhunës ndaj grave e vajzave.
Përbri mesazhit shfaqen statistika që tregojnë gratë e dhunuara në çdo formë dhe traumat që kanë pësuar në jetën e tyre.