Roani, vogëlushi i këngëtarit Majk dhe Majlinda Zekës feston sot ditëlindjen e tij të pestë. Në këtë ditë kaq të veçantë nuk ka munguar urimi i përzemërt i dy prindërve të tij në rrjete sociale.
Majk ka ndarë me ndjekësit një video teksa shihet i biri duke iu hedhur në qafë dhe duke u përqafuar së bashku.
“Urime ditëlindjen e 5-të zemra e babit”-e ka uruar këngëtari të birin.
Gjithashtu nuk ka munguar as urimi i nënës së tij dhe fjalët e ndjera që ajo i ka dedikuar.
“Urime ditëlindjen e 5-te drita e syve te mi. Buzëqeshja jote është vet jeta ime, jetofsh gjatë, paç shëndet e qofsh i qeshur tërë jetën! Të dua shumë”- shkruan Majlinda në instagram.