Ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare ish-kampioni i botës i patinazhit në linjë, Riccardo Passarotto.
I ndjeri ishte viktimë e një aksidenti rrugor në Rovigo, ku po jetonte me të dashurën e tij, Giulia.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Il Gazzettino’’.
Ish-garuesi i sportit të patinazhit kohëve të fundit ishte bërë një përgatitës atletik dhe një body-builder.
Pasi u përplas me motorin e tij në një kontroll betoni të Enel në rrugën e Rovigos, ai u dërgua menjëherë në spital, ku u shtrua nën kujdesin intensiv, por që fatkeqësisht nuk ia doli.