25 maji shpallet ditë pushimi zyrtare nga Qeveria!

25 maji i këtij viti do të jetë një ditë pushimi për administratën publike për qarkun e Tiranës.

Vendimi u mor nga Qeveria në mbledhjen e sotme dhe kjo pasi me këtë datë do të luhet në kryeqytet finalja e Conference League.

Kompeticioni i UEFA-s pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda.

Kujtojmë që Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash, mes të cilave edhe bllokimi i disa akseve rrugore në kryeqytet ditën e zhvillimit të ndeshjes.