Autobusi i aksidentuar largohet nga lumi i Lanës, a do të rikthehet përsëri!?

Autobusi i aksidentuar që përfundoi në lum të Lanës është larguar nga vendi, kjo për arsye hetimi.

Lajmin e ka dhënë kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili tha se pas hetimeve, mjeti do të rikthehet përsëri në vendin ku u aksidentua, si një instalacion për t’u rikujtuar të gjithëve kujdesin që duhet të kemi ndërkohë që qarkullojmë.

“Me kërkesë të prokurorisë që po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike në garazh/terren. Mjeti u spostua mbrëmë! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty, si instalacion për kujdesin në qarkullim”, -shkroi Veliaj përkrah një videoje ku automjeti shihet duke u larguar.

Autobusi u aksidentua më 29 prill pasi u përplas me një automjet tjetër, duke përfunduar në lumin e Lanës.