Ky është momenti kur “Mercedezi G Class” përplas çiftin dhe foshnjen e tyre 3-muajshe te vijat e bardha në afërsi të kompleksit “Deliorgji” në Tiranë.
Në foto e siguruara nga Abc shihet çifti me karrocën e fëmijës teksa kalojnë në semafor, ndërsa G Classi kalon pavarësisht se për makinat është ndezura drita e kuqe.
Makina merr para çiftin dhe fëmijën dhe përfundon e përplasur me trotuarin.
Pas kësaj shoferi ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Bëhet me dije se polica ka identifikuar shoferin si Ajas Sulejmani dhe po vijon punën për kapjen e tij.
Ndërkohë policia ka shoqëruar një të ri tjetër i cili ka qenë në makinë së bashku me Sulejmanin në momentin e aksidentit.

