‘’Raviola po lufton ende për jetë’’, spitali italian përgënjeshtron lajmin për vdekjen e menaxherit të futbollit, zbulon gjendjen e tij shëndetësore

Lajmi për vdekjen e Mino Raiolas që pushtoi mediat sportive kudo në botë del të jetë i pavërtetë!

Menaxheri i njohur Italian i futbiolli nuk ka ndërruar jetë, siç raportuan mediat italiane pak çaste më parë.

Raiola është në gjendje të rëndë, por që nuk ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e 54 vjeçarit e kanë përgënjeshtruar nga spitali ku po qëndron ai i shtruar, San Raffaelle në Milano.

“Jam i mllefosur nga telefonatat e disa pseudo-gazetarëve, që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”, ka thënë doktori, Alberto Zangrillo.

Raiola është i sëmurë që nga muaji janar, por po lufton ende me jetën.

Ai është menaxher i futbollistëve të mëdhenj si Ibrahimovic, Haaland, Pogba, Verratti etj.