Dy vajza të vogla, aktore nga Mariupol janë vrarë gjatë kohës sa po interpretonin në teatrin e qytetit.
“Lufta merr më të mirët. Dy vajza, dy aktoret e vogla simpatike Elizaveta dhe Sonya, vdiqën në Mariupol”, tha këshilltari i kryebashkiakut Petro Andryushchenko në shërbimin e mesazheve Telegram.
Ato të dyja kishin luajtur rolin e Lucyt, një personazh në përrallën e famshme “The Lion, the Witch and the Wardrob”, një nga përrallat klasike të fëmijëve në “The Chronicles of Narnia” të CS Lewis.
Një sulm ajror rus më 16 mars shkatërroi teatrin – një incident i dënuar gjerësisht si një krim lufte. Deri në 300 civilë vdiqën, ndërsa qindra – kryesisht gra dhe fëmijë – ishin strehuar në bodrum në atë kohë.
“Ne kurrë nuk do t’i harrojmë engjëjt e talentuar”m shkroi Andryushchenko, duke bërë thirrje për hakmarrje kundër “pushtuesve”.


