Lajmi i fundit! Zgjedhet presidenti i Francës, Macron apo Le Pen do të udheheqë shtetin në 5 vitet e ardhshme?!

Presidenti aktual Emmanuel Macron ka siguruar një mandat të dytë me 58% të votave, tregojnë projeksionet e balotazhit të sotëm në zgjedhjet presidenciale në Francë.

Ndërkohë Marine Le Pen ka marrë 42% të votave.

Qendrat e votimit janë mbyllur në orën 20:00 në zgjedhjet presidenciale franceze, me votuesit që zgjedhin mes centristit Emmanuel Macron dhe sfidueses së tij të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Macron do të qeverisë me Francën për pesë vjetët e ardhshëm.

Pesë gjëra për Emmanuel Macron

Ai u bë presidenti më i ri në historinë franceze në vitin 2017 në moshën 39-vjeçare

Një ish-bankier investimesh dhe ministër i ekonomisë, ai nuk ishte zgjedhur kurrë deputet

I martuar me ish-mësuesen e tij të dramës, Brigitte, e cila është 24 vjet më e madhe se ai.

Ai nisi një lëvizje politike centriste të quajtur La République En Marche! për të sfiduar partitë tradicionale

Ai nxiti reformat e diskutueshme ekonomike, por u përball me protesta të dhunshme mbi një taksë të propozuar të karburantit.