Bujar Nishani është rikthyer në Sanatorium.
Mësohet se ish-presidenti shqiptar ka pasur nevojë për ndihmën mjekësore pas pasova post covid, pasi kishte kaluar koronavirusin.
Mësohet po ashtu se Nishani është rikthyer në Sanatorium me simptomat të post covidit dhe ka shenja pneumonie në mushkëri.
Momentalisht gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe ndodhet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.

