Dukesha e Sussex ka bërë një gafë gjatë fundjavës pasi u fotografua duke pikturuar flamurin ukrainas me kokë poshtë. Në imazhet e publikuara dje, Meghan Markle, 40 vjeçe, tregoi anën e saj të nënës kur iu bashkua familjeve British Invictus Games në një lexim libri të dielën.
Në një foto, nëna e dy fëmijëve mund të shihej duke shkruar me kujdes fjalën ‘paqe’ në një pikturë të verdhë dhe blu, e cila, në shikim të parë, dukej se ishte flamuri ukrainas. Megjithatë, në një gabim të turpshëm, Dukesha kishte pikturuar flamurin me kokë poshtë. Flamuri kombëtar i Ukrainës përmban një shirit blu të pozicionuar mbi një shirit të verdhë.

Pamjet, të cilat u publikuan nga Ambasada Britanike, janë realizuar në një event privat të mbajtur në një tendë në Zuiderpark, ku po zhvillohen Lojërat Invictus, në ditën e dytë të aktivitetit. Gabimi i Meghan është i bujshëm duke pasur parasysh se Duka dhe Dukesha e Sussex kanë bërë komente të përsëritura në lidhje me krizën ukrainase gjatë muajve të fundit.
Muajin e kaluar, çifti njoftoi se kishin bërë donacione në një shumë të pazbuluar për bamirësi për të mbështetur popullin e Ukrainës. Dhe në ceremoninë e hapjes së Lojërave Invictus, Princi Harry dhe Meghan bënë homazhe për guximin e ekipit të Ukrainës, me Dukeshën duke thirrur: ‘Slava Ukraini! (Lavdi Ukrainës!)’.
