Familja e Ronaldos falënderon tifozët e Liverpool për mbështetjen e treguar dhe momentin prekës në Anfield në nderim të vdekjes së foshnjës të yllit të Man Utd

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka ndarë para dy ditësh një lajm të hidhur, i cili ka tronditur familjen e tij.

Sulmuesi portugez nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka treguar se djaloshi i tij i vogël ka ndërruar jetë.

Ronaldo bashkë me bashkëshorten e tij Georgina, prisnin të sillnin në jetë dy binjakë, një vajzë dhe një djalë, por për fatin e keq, djaloshi i vogël ka ndërruar jetë.

Pas tragjedisë që i ndodhi Ronaldo ka munguar në ndeshjen e mbrëmshme dhe tifozët e Liverpoolit kanë mbajtur duartrokitje një minutëshe për Cristianon dhe familjen e tij pas vdekjes tragjike të djalit të tij të sapolindur.

Në minutën e shtatë të ndeshjes, tifozët e Liverpool dhe Man United u ngritën në këmbë dhe së bashku mbajtën duartrokitje një minutëshe në shenjë respekti për legjendën e futbollit.

Tifozët e Liverpoolit kënduan më pas himnin e tyre të famshëm të klubit “You’ll Never Walk Alone”, duke i treguar Ronaldos që ai nuk do të jetë vetëm.

 

Pas këtij gjesti prekës familja e futbollistit falënderon tifozët e Liverpool për mbështetjen që treguan.

Motra e Cristiano që jeton në Madeira, Elma, tregoi emocionet e saj brenda natës duke publikuar pamjet e gjestit në rrjetet e saj sociale ku ka shkruar: “Faleminderit për këtë Liverpool. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëtë sot’.

Motra tjetër e futbollistit, Katia, postoi gjithashtu gjestin e tifozëve nga shtëpia e saj në Brazil, shkruan DailyMail.

“Shumë përtej futbollit”, ka shkruar ajo sipër videos së saj ku dëgjohet kënga “You’ll Never Walk Alone”.

Motrat dhe nëna e tyre Dolores Aveiro gjithashtu treguan se po e vendosin besimin e tyre te Zoti për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë humbjen tragjike që ka prekur familjen.

Dolores, duke cituar një varg të mirënjohur nga Bibla, i cili ka ndihmuar shumë njerëz në kohë të vështira.