Pas ndarjes nga jeta të djalit të tij, tifozët e Liverpoolit bëjnë gjestin emocionues për Cristiano Ronaldon!

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka ndarë ditën e djeshme një lajm të hidhur, i cili ka tronditur familjen e tij.

Sulmuesi portugez nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka treguar se djaloshi i tij i vogël ka ndërruar jetë.

Ronaldo bashkë me bashkëshorten e tij Georgina, prisnin të sillnin në jetë dy binjakë, një vajzë dhe një djalë, por për fatin e keq, djaloshi i vogël ka ndërruar jetë.

Pas tragjedisë që i ndodhi Ronaldo ka munguar në ndeshjen e sotme dhe tifozët e Liverpoolit kanë mbajtur duartrokitje një minutëshe për Cristiano Ronaldon dhe familjen e tij pas vdekjes tragjike të djalit të tij të sapolindur.

Në minutën e shtatë të ndeshjes, tifozët e Liverpool dhe Man United u ngritën në këmbë dhe së bashku mbajtën duartrokitje një minutëshe në shenjë respekti për legjendën e futbollit.

Tifozët e Liverpoolit kënduan më pas himnin e tyre të famshëm të klubit “You’ll Never Walk Alone”, duke i treguar Ronaldos që ai nuk do të jetë vetëm.