Përshkak të humbjes së djalit, Ronaldo nuk luan sonte, tifozët e Liverpool do ta bëjnë një veprim emocionues për futbollistin!

Manchester United ka zbuluar se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë sonte në përplasjen e tyre në Premier League me Liverpoolin, pas vdekjes së vogëlushit të tij të sapolindur.

Skuadra e Ralf Rangnick përballet me rivalët e tyre në Anfield të martën mbrëma, por United ka konfirmuar se portugezi nuk është në dispozicion pas lajmit të tij zemërthyes.

Në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare, klubi shkroi: ‘Familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe Ronaldo po mbështet të dashurit e tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë.

‘Si i tillë, ne mund të konfirmojmë se ai nuk do të paraqitet në ndeshjen kundër Liverpoolit në Anfield të martën mbrëma dhe nënvizojmë kërkesën e familjes për privatësi.

‘Cristiano, të gjithë po mendojmë për ty dhe po i dërgojmë forcë familjes.’

Kjo ndeshje nuk do të jetë e zakonshme pasi do të zhvillohet vetëm një ditë pas tragjedisë familjare që e përjetoi Cristiano Ronaldo, i cili mbrëmë njoftoi se foshnja e tij vdiq.

E tifozët e Liverpoolit kanë përgatitur diçka emocionuese për ta nderuar, respektuar dhe ngushëlluar yllin portugez, shkruan mediumi britanik “Daily Star”.

“Kam lexuar se tifozët e Liverpoolit do t’i japin mbështetje Ronaldos në minutën e 7-të të ndeshjes së sontme. Ata do të duartrokasin për një minutë për nder të CR7. Ju lutemi, bëjeni të gjithë që do të shkoni në stadium sonte. Tragjedia nuk njeh ngjyra”, ka shkruar një tifoz i Liverpoolit.

“Mendoj se tifozët tanë do ta shfaqin klasin e tyre dhe ta shfaqim mbështetjen tonë për Cristianon dhe partneren e saj pas humbjes së djalit të tyre. Me një minutë duartrokitje në minutën e 7-të do t’ju tregojmë tifozëve të tjertë dhembshurinë e vërtetë. Rivaliteti nuk do të thotë asgjë në kohë si kjo”, ka shkruar një tjetër tifoz i “Reds”.

Ronaldo dhe Georgina po prisnin binjakë, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk ia doli të mbijetojë.

Çifti është i lidhur që nga viti 2016.

Ronaldo i ka pesë fëmijë, Cristiano Jr, 11 vjeç, binjakët Mateo e Eva, 4 dhe Alana 4, si dhe vajzën e porsalindur.