Mariupoli, qyteti port në Ukrainë është krejtësisht i shkatërruar.
Ky qytet ka qenë objektiv i ushtrisë ruse, e cila për asnjë moment nuk i ka ndalur sulmet ajrore dhe granatimet duke shkatërruar gjithçka.
Për afro 50 ditë Rusia ka përdorur tërë arsenalin e mundshëm për të shkatërruar shtëpitë, ndërtesat, qendrat tregtare, spitalet e madje edhe teatrin që strehonte civilë.
Qyteti i bukur tashmë është shndërruar në qytet gërmadhash.

