BE-ja ndalon përfundimisht importin e gazit dhe naftës nga Rusia

Me 513 vota për, 22 kundër dhe 19 abstenim deputetët e Parlamentit të Evropës kanë votuar për ta ndaluar importin e gazit dhe naftës nga Rusia.

Ky vendim është marr pas një seri sanksionesh ekonomike të vendosura kundër regjimit të Vladimit Putinit pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndalesë në importet e gazit dhe naftës ruse.

Nafta dhe produktet e Rusisë siguruan një të tretën e energjisë bruto të BE-së më 2020 dhe këtë produkt blloku evropian e ka përdorur për prodhimin e energjisë elektrike, si dhe për transport dhe prodhim të kimikateve.