E mbuluar me pluhur dhe me copa mbeturinash, një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e shkaktuara nga sulmet e rusëve në Ukrainë.
Ngjarja është regjistruar në qytetin Rubizhne, ku ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë të moshuarën nga mbetjet dhe rrënojat. Ajo është transportuar drejt qendrave për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.
Kjo është një mrekulli e ndodhur, ndërsa çdo ditë e më shumë vinë lajme për viktima civile.

