Kur dashuria mbijeton – mes rrënojave të luftës, çifti ukrainas kurorëzon dashurinë me martesë (VIDEO)

Një çift ukrainas kremtuan dasmën e tyre duke pozuar për disa fotografi të realizuara në rrënojat në Kharkiv të shkatërruar nga lufta.

Të sapomartuarit Nastya Gracheva dhe Anton Sokolov u fotografuan menjëherë pasi u martuan të dielën mes rrënojave të një kompleksi tregtar dhe zyrash në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Çifti ishin mjekë para shpërthimit të luftës, por që atëherë janë bërë vullnetarë, duke ofruar kujdes mjekësor falas për ata që kanë nevojë.