Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur në moshën 84 vjeçare.

Lajmi i ndarjes nga jeta të Albright u konfirmua përmes një emaili drejtuar stafit të Albright Stonebridge Group, një firmë strategjike globale e themeluar nga Albright.
Albright ishte një figurë kryesore në administratën e presidentit Bill Clinton. Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që alenaca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti demokracionë dhe të drejtat e njeriut në të gjithë botën.

