Ç’ndodhi në kampionatin anglez? Tifozi futet në fushë dhe lidh veten nga fyti tek shtylla e portës

Diçka e çuditshme ka ndodhur në stadiumin Goodison Park teksa luhej ndeshja Everton-Newcastle.

Një tifoz i ri është futur në fushë dhe ka lidhur veten tek shtylla e portës në duar dhe qafë.


Ai kishte veshur një bluzë portokalli ku shkruhej “ndaloni rritjen e çmimeve”. Një burrë tjetër i veshur me një bluzë të ngjashme iu bashkua të parit.

U deshën disa minuta që policia ta shkëputte të riun nga porta, duke lejuar që loja të rifillonte.