Presidenti Volodymyr Zelensky beson se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, pavarësisht politikës së NATO-s për “dyert e hapura”. Gjatë një fjalimi drejtuar drejtuesve të Forcave të Bashkuara të Ekspeditës, të udhëhequr nga Britania, Zelensky tha se Ukraina e kupton se nuk do bëhet pjesë e NATO-s.
Natyrisht, Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë atë. Kemi dëgjuar prej vitesh që dyert ishin të hapura, por kemi dëgjuar edhe që nuk mund të bashkoheshim. Është një e vërtetë dhe duhet pranuar. Më vjen mirë që njerëzit tanë kanë filluar ta kuptojnë këtë dhe të mbështeten tek vetja dhe partnerët tanë që na ndihmojnë.
Ai theksoi se Ukraina tani nuk pretendon të intensifikojë nenin 5 të Traktatit të NATO-s dhe kërkon vetëm mbylljen e qiejve për të parandaluar sulmet ajrore ruse.
Ne kemi nevojë për formate të reja bashkëpunimi, vendosmëri të re. Dhe nëse nuk mund të hyjmë në derën e hapur, ne duhet të bashkëpunojmë me komunitetet që do të na ndihmojnë dhe do të na mbrojnë, si tuajat. Dhe të kemi garanci të besueshme.
