Histori prekëse! Aktori i njohur ukrainas ia dhuroi jelekun e tij anti-plumb një fëmije pak para se të vritej nga forcat ruse

Një nga viktimat e luftës në Ukrainë të vrarë nga forcat ruse është edhe aktori i njohur Pasha Lee, i cili i ishte bashkuar ushtrisë ukrainase për të mbrojtur vendin e tij.

Disa ditë pasi ndërroi jetë është mësuar gjesti heroik i tij pak para se të vritej.

Aktori i kishte dhuruar jelekun e tij anti-plumb një fëmije shumë pak kohë para se plumbat e forcave ruse ta vrisnin duke mbrojtur vendin e tij.

33-vjeçari kishte ndihmuar fëmijët të largoheshin nga një shtëpi gjatë një evakuimi në qytetin e Irpin, kur u vra nga bombardimet ruse.

Lee, i njohur për punën e tij të aktrimit, prezantimit dhe dublimit të zërit, u vra pranë Kievit, Ukrainë pasi zona përreth qytetit u pushtua më 6 mars.

Pesë ditë më parë Lee publikoi një fotografi të tij me veshje ushtarake, me mbishkrimin “Le të bashkohemi”.

Ai gjithashtu platformën e tij në Instagram për të ndarë me ndjekësit burimet për të ndihmuar refugjatët ukrainas në të gjithë botën.

Fotografia e tij e fundit e cila ishte publikuar me lokacionin në Irpen dy ditë më parë, kishte mbishkrimin: “Për 48 orët e fundit, ka një mundësi për t’u ulur dhe për të bërë një fotografi se si po bombardojmë dhe ne po buzëqeshim, sepse do t’ia dalim”.