Një korrespondent 51-vjeçar i “The New York Times”, Brent Renaud, është qëlluar për vdekje në Irpen sot.
Ai ishte së bashku me një tjetër gazetar kur u sulmuan pranë Irpinit nga forcat ruse.
Renaud mbeti i vdekur në vend ndërsa kolegu i tij i plagosur është dërguar në spital për mjekim.
Lajmi është konfirmuar edhe nga mediumi britanik The Guardian, sipas të cilit “dy gazetarë u sulmuan pranë Irpin kur forcat ruse hapën zjarr”.
Gjithashtu, një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Shefi i policisë së rajonit Kyiv, Andrey Nebitov.

