Qytetarët e Durrësit kanë bllokuar autostradën Durrës-Tiranë në të dyja krahët e saj, duke protestuar kundër rritjes së çmimeve.
Protestuesit janë zhvendosur nga ura e Dajlanit për në autostradë dhe kanë bllokuar të gjithë qarkullimin.
Ata protestojnë kundër çmimit të lartë të karburantit dhe çmimeve të produkteve të shportës.
Qarkullimi në autostradë për momentin është i bllokuar.
Protesta kundër rritjes së çmimeve po zhvillohen në Tiranë dhe në disa qytete të tjera.

