Ylli i futbollit shqiptar feston ditëlindjen, e dashura kroate i bën dedikim special duke zbuluar planet e tyre

Lirim Kastrati ka festuar ditëlindjen e tij të 23-të.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës në futboll me këtë rast mori urime të shumta nga fansat, miqt e njerëzit e dashur.
Padyshim ai më speciali i erdhi nga e dashura e tij, Angela Simac.

Supermodelja kroate i bëri një dedikim shumë romantik futbollistit duke i shprehur dashurinë në gjuhën shqipe.

“Urime ditëlindjen gjithçka e imja. Faleminderit që më ke bërë femrën më të lumtur në botë. Këtë vit jeta jote do të ndryshojë, duhet të jesh më shumë se gati. Të dua”, ka shkruar Angela sipër një kolazhi me fotografi të tyre.


Me paragrafin e fundit modelja ka lënë të nënkuptohet se çifti kanë plane të mëdha për vitin 2022.