Donaldi kërkoi ndarjen nga Beatrix, reagon nëna e këngëtares

Lidhja e tyre ishte nga ngjarjet më të diskutuara brenda shtëpisë por edhe jashtë.

Beatrix dhe Donald u përballën me kundërshtime të ashpëra për lidhjen pas takimit të këtij të fundit me ish të dashurën e tij Bora Zemani dhe shpresave se gjërat po rregulloheshin mes tyre.

Pas spekaklit të mbrëmshëm çifti kanë diskutuar dhe kanë vendosur të vazhdojnë vetëm.
Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit, që sipas saj ka qenë duke u ftohur dita ditës.

Ka qenë Donaldi ai i cili i kërkoi që lidhjen e tyre ta shikojnë më mirë jashtë shtëpisë dhe brenda BBV-së ata vazhdojnë të qëndronin vetëm.

“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format.Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se t’i duhet të jesh vetëm. Mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë. Nuk jam unë robot, kam dhe unë mendjen time”, tha Donaldi ndër të tjera.


“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj tha më tej”, tha Beatrixa, ndërkohë aktori më tej shtoi, “Mendoj se ti duhet të jesh vetëm”.

Pas kësaj përballje që bëri bujë ditën e sotme ka reaguar edhe nëna e Trixës, Antigona.

Ajo ka shpërndarë në rrjete sociale një pjesë ku Ariola mbrëmë gjatë spektaklit kritikoi Donaldin duke e këshilluar t’i japë më shumë vëmendje Trixës.

Këtë gjë duket se e mendon edhe e ëma e saj, e cila ka etiketuar Arjolën duke shpërndarë videon e saj.

Biseda gjatë spektaklit:
Donaldi: Normale ta dojë 24 në 24?

Ajola: Ça, vëmendjen?

Donaldi: Avash se nuk marr rrogë nga Trixa, nuk më paguan Trixa, nuk jam kloun. Tallesh ti

Arjola: Çfarë o zemra nuk je kloun?

Donaldi: Është normale Arjolë?

Arjola: Se di Donald, e kam shumë të sinqertë. Për Zotin e kam vërejtur se je në botën tënde dhe unë nuk po them se po bën gabim. Thjesht duhet ta kuptoni njëri-tjetrin pak më shumë