Adelina Tahiri momentalisht ndodhet në Stamboll nga ku ka postuar pamje të shumta.
Një nga to bëri bujë pasi një detaj i hedhur nga vet këngëtarja bëri ndjekësit të dyshojnë se ajo është në pritje të fëmijës së dytë.
Në postimin e saj me katër fotografi ajo shkroi, “Me Lajme te mira 🕊”.
Kaq u desh dhe ndjekësit e saj vërshuan me urime për shtatzëni.
Vet këngëtarja nuk ka reaguar ende për të mohuar apo konfirmuar dyshimet e ndjekësve të saj.
Nuk dihet nëse lajmi i mirë ka të bëjë vërtet me një shtatzëni apo lidhet me diçka tjetër rreth jetës apo muzikës nga ana e saj.