Einxhel dhe Dj Dagz kaluan një natë të zjarrtë në suitë, ku për 24 orë ishin të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve. Por rrjeti është i bindur që ka pasur më shumë se puthje.
Disa lëvizje nën jorgan kanë bërë që fansat të aludojnë për marrëdhënien e parë seksuale të kryer brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” përpara kamerave.
Një shqetësim e ka pasur Einxhel në bisedë me të së fundmi. Ajo pyet nëse “është bërë nami jashtë”. Dagzi tenton ta qetësojë duke i thënë se “do harrohet”. Kjo nuk e bind Einxhel e cila shprehet: “Harrohet? Si harrohet kur janë dëshmitë, provat kudo”.
Mirëpo këto fjalë ngelen thjesht aludim pasi duhet të reagojnë vetë personazhet dhe Einxhel mund ta ketë patur për puthjet dhe afrimitetin që së fundmi e kemi parë më shumë tek ta.