Vajzat e showbiz-it i shohim gjithmonë të kurura në detaje dhe imazhi i tyre del perfekt në syrin e publikut. Jo vetëm yjet botërore, por edhe personazhet shqitarë kanë filluar të kujdesen e kurohen nga koka te këmbët dhe shumë mirë bëjnë!
Si shumë personazhe publik, as Bora Zemani nuk u ka shpëtuar akuzave për ndërhyrje estetike. Së fundmi Bora postoi një video ku tregoi metodën që përdor për reduktimin e rrudhave dhe preventivën e shfaqjes së rrudhave të reja në fytyrë, qafë dhe dekolte, mirëpo ndonëse theksoi se ende nuk preferon të bëjë botox, komentet nuk munguan.
“Se di pse vetem juve vipave ju ndodh qe mbas disa vitesh fryhen buzet, zvoglohet hunda, ngrihen vetullat, mollezat. Apo ju a ploteson xhindi keto?!!” ishte një koment, të cilit Bora vendosi t’i përgjigjej.
“Nuk behen me botox ato. Dite te mbare!”, ia ktheu moderatorja.
Ndërsa një komentuese tjetër ia kthen se nuk e beson që nuk ka bërë botox dhe moderatorja nuk përton dhe ia thotë dy fjalë si më poshtë.