Beatrix Ramosaj është ndër banoret VIP më të përfolura të shtëpisë së famshme dhe këngëtarja është duke shijuar dashurinë me aktorin dhe moderatorin, Donald Veshaj.
Ditën e djeshme në rrjet qarkulloi “emri i vërtetë i Beatrixit” dhe sipas mediave në Kosovë u bë e ditur se emri i këngëtares është Behigje Ramosaj.
Por sa i vërtetë është ky lajm?!
Të vërtetën e ka zbuluar vëllai i saj Alban Ramosaj, i cili ka reaguar nëpërmjet një Instastory ku shihet një lajm për emrin e këngëtares dhe hedh poshtë të gjitha aludimet.
“Behigje Ramosaj, hahahahahaha o vdiqa. Kom kesh n’zo o njerëz. Lajmi më i mirë deri më sot. Beatrix Ramosaj emri jot i ri është Behigje dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë mendjen time”, shkruan ai duke qeshur me të madhe.