Nga ndarja me Bokun te problemet me ankthin, Semi jep mesazhin e fortë: ‘Këtë vit nuk jetova 365 ditë’

Semi Jaupaj ka dhënë një mesazh përmes një postimi në Instagram duke uruar Vitin e Ri 2022. Këngëtarja shkruan se në vitin 2021 nuk ka jetuar 365 ditë, por ka luftuar 365 beteja.

Në vitin që lamë pas ajo lajmëroi edhe ndarjen nga dashuria e saj e jetës, Bojken Lako, të cilit i dedikoi edhe këngën “Jetike”.

Ajo shton se ka luftuar me veten, por në fund ka mbijetuar. Kujtojmë se Semi ishte pjesëmarrëse në BBVIP, ku rrëfeu se vuan nga ankthi. Viti që lamë pas ka qenë plot me sfida për të.

“Në këtë vit nuk jetova 365 ditë.
Në këtë vit luftova 365 beteja.
Disa i humba e disa i fitova.
Kishte ditë tepër të mira por dhe të tjera që shkuan shumë keq.
Kuptova që për të arritur majat duhet të rrëzohesha.
Për tu rritur,më duhej shërim.
Për të ndjerë lumturi,duhet të ndjeja dhimbjen si fillim.
Ky vit ishte një zgjim shpirtëror për mua.
Mësova që jo çdo gjë ka vlerë në jetë,por kanë ato në të cilat mbahem më fort.
Këtë vit luftova me veten time
Dhe pas kësaj lufte,mbijetova.
Ju uroj nga zemra gëzuar festat dhe shpresoj që të bëni atë çfarë ndjeni! Thuaji vetes që mund ta bësh!
Ju dua, tinkerbells-at e mi”, ka shkruar Semi.