Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e Festivalit të 60-të të Këngës në RTSH dhe fituese u shpall Ronela Hajati. Këngëtarja do na përfaqësojë në Eurovision me këngën “Sekret”.

E teksa na emocionoi me fjalimin e saj, që mund ta lexoni më poshtë, vëmendjen e rrëmbeu deklarata që dha në fund Ronela:
“Tani ma bëni një foto për në Instagram se kam shumë njerëz që nuk kanë besuar tek mua. Shifemi në Torino”, u shpreh ajo dhe ky moment u bë viral ngado.
Deklarata e plotë pas fitores:
“Ky është çmimi i parë që marr dhe do jetë më i rëndësishmi. Këtë çmim ja dedikoj babait tim që më sheh nga lart. Dua të falenderoj jurinë që më ka votuar, Radio Televizionin shqiptar, stafin, falenderoj publikun, bashkëpunëtorët e mi, miqtë e mi të ngushtë, mamanë time. Tani ma bëni një foto për në Instagram se kam shumë njerëz që nuk kanë besuar tek mua. Shifemi në Torino”, tha Ronela.
