Atdhe Xharavina ishte konkurrent në edicionin e kaluar të ‘’Për’puthen’’ por vazhdon të komentohet akoma.
Djaloshi nga Gjakova vazhdimisht është në fokus të medias dhe publikut që mundohen të zbulojnë sa më shumë detaje për jetën e tij sidomos në raport me femrat.

Ish-konkurrenti nga Gjakova është mjaft aktiv në rrjete sociale por edhe intervista ku shpesh na ka treguar për nënën dhe vëllaun e tij.
Por ka një person që si duket e mban larg syrit të ndjekësve dhe ajo është motra e tij.

Ajo ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme dhe Atdheu ka vendosur që ta prezantojë për herë të parë me ndjekësit e tij duke publikuar një foto me të.
‘’Urime ditëlindjen motër edhe 100 drita e syve të mi, të dua’’, ka shkruar ish-konkurrenti dhe ajo që na ra në sy është ngjashmëria që e motra ka me të.
Por Atdheu edhe pas kësaj duket se ka vendosur që e motra të qëndrojë sa më larg famës së tij pasi nuk i ka bërë tagg e as zbuluar emrin.
