David Beckham “pushtoi” rrjetin me veprimin për t’u dukur më i gjatë në foton familjare të Krishtlindjeve!

Si shumë familje të famshme edhe Bechkam-ët kanë realizuar kartolinën e tyre të Krishtlindjeve duke pozuar së bashku pranë pemës së dekoruar.

46-vjeçari është fotografuar me gruan e tij, Victoria Beckham dhe katër fëmijët e tyre por ndjekësve, të cilëve nuk u ikën asgjë kanë vënë re një detaj interesant.

Ish-futbollisti po qëndronte në maje të gishtave për t’u dukur më i gjatë dhe arritur gjatësinë e djalit të tij Romeo, që e kishte afër.