Lori Hoxha është një ndër vajzat më të komentuara në rrjetet sociale. Fashionistja shqiptare tërheq gjithmonë vëmendjen e të gjithëve me stilin e saj unik në të veshur dhe shijen e hollë.

Ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj në Instagram, mes të cilave ka qenë dhe ajo se cila është sjellja që pëlqen më shumë tek vetja.
“Jam shume e drejtë dhe më pëlqen kjo gjë tek vetja. Dua të tregohem e drejtë me njerëz dhe situata”, është përgjigjur Lori, teksa ka shtuar se ky vit që po lëmë pas ka qenë një vit mjaft i mirë për të.

