Prej kohësh në media përflitet për një mosmarrëveshje mes motrave Irma dhe Eranda Libohova.

Sipas lajmeve motrat e famshme nuk flasin prej kohësh me njëra-tjetrën por asnjëherë nuk është folur për ndonjë arsye të veçantë.
Artistet nuk kanë reaguar kurrë ndaj këtyre lajmeve gjë që e bënte publikun edhe më shumë të besojë për një përçarje mes tyre.
Ato nuk ndiqnin njëra-tjetrën në rrjete sociale dhe nuk u panë bashkë në ngjarje të mëdha si ajo kur Eranda mori çmimin ‘’Mjeshtëri i Madh’’ nga Presidenti.
Por duket se gjërat kanë ndryshuar, pas disa viteve motrat u shfaqen bashkë në një program festiv ndërsa së fundmi Eranda ka publikuar një InstaStory nga viti 2015 me Irmën dhe ky lajm ka gëzuar pa masë ndjekësit të cilët nuk e pritën mirë përçarjen e motrave.

