Bella Hadid në rrugë për festa, shpërndan dhurata për familjet në nevojë

Bella Hadid ka kaluar Krishtlindjet duke ndihmuar familjet në nevojë.

Supermodelja ka shpërndarë disa fotografi ku shihet duke shpërndarë dhurata me ushqime e lodra në bankën ushqimore “Renell Medrano” në stadiumin Yankee të New York-ut.

“Krishtlindja ime perfekte”, ka shkruar Bella sipër pamjeve.
Bella është e njohur për punën e saj filantropike dhe është e përfshirë në shumë bamirësi.

Në prill dhe maj 2020, modelja njoftoi se bëri donacione për bankat lokale të ushqimit në New York City dhe për Feeding America për të ndihmuar familjet në nevojë në periudhën e pandemisë COVID-19.