Donald Veshaj është zyrtarisht personi më i kërkuar në Google në Shqipëri.
Interesimi për të mori hov pas hyrjes në BBV, takimit me Borën e pastaj lidhja me Trixën.

Shikuesit janë të vëmendshëm ndaj çdo lëvizje të tij dhe shpesh është komentuar një shenjë që ai bën me gishtërinjtë e tij.

Shenja që ai formon me gishtat e dorës sipas leximit që u janë bërë gjestikulacioneve të tilla përdoret kur i shpreh dikujt dashurinë. Kaq mjaftoi që njerëzit të aludonin se po i drejtohej Bora Zemanit.
Por nuk është kështu, pasi kjo është shenja e spiderman dhe sigurisht nuk mund t’i dedikohet Borës e sidomos jo në situatën që është aktori.
Këtë dilemë na hoqi edhe Romeo përmes një postimi nga Dubai ku ndodhet momentalisht.

Pikërisht me shenjën e njëjtë ai ka postuar një foto ku i bën tagg Donaldit dhe zbuluam se shenja e këtij të fundit për ku qenka dedikuar.

