Reperi i njohur ka befasuar me kërkesën e tij bërë së fundmi drejtuar fansave. Bëhet fjalë për Feron, i cili njihet për befasitë e shumta por kësaj radhe ishte ndryshe.
Siç nuk e kishim parë më herët tek ndonjë artist shqiptar, ai bëri të ditur se po kërkon që fansat ta ndihmojnë financiarisht për realizimin e albumit.
Në platformën “GoFundMe” ai hapi mundësinë e kontributit financiar të fansave ku nuk është kursyer duke vendosur targetin financiar plot 200,000 paund britanik, apo përkthyer në euro plot 235,000 euro për albumin ‘’Goat’’.
Por as 1% e kësaj shume nuk u realizua dhe reperi tani vendosi të publikojë disa pjesë nga albumi.

Artisti shqiptar ka shpërndarë disa video të reja, përmes të cilave ka dhënë edhe disa detaje për këngët e këtij albumi.
Këngëtari shton se është albumi më i fortë në histori dhe se më këtë video do të dëshpërohen të gjithë artistët.
“Albumi më i fortë në histori. Dëgjoni këto gjashtë video, me këto video dëshpërohet çdo ‘artist’ që i thotë vetit ‘artist’ por kjo nuk është as pesë për qind çka është albumi”, u shpreh Fero.
View this post on Instagram
