Genta Ismajli po shijon ditët e fundit të shtatzënisë dhe së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të parë e dy binjakëve.
Këngëtarja gjatë periudhës së shtatzënisë ka realizuar fotosesione ku tregon barkun e rrumbullakosur vetëm por edhe me të dashurin e saj Usta.
Ditën e sotme Genta nxiti reagimin e fansave pasi u pa se në faqet e saj në rrjete sociale janë fshirë fotografitë e shtatzënisë.

Gjersa diskutohej se çfarë mund të kishte ndodhur ka qenë vet Genta që ka sqaruar ndjekësit me situatën.

Këngëtarja zbuloi se Instagrami i saj ka rënë pre e hackerëve, të cilët i kanë fshirë fotot dhe u kanë dërguar mesazhe miqve dhe ndjekësve të saj.

Tutje Genta ka zbuluar se ka zgjidhur problemin dhe ka kthyer llogarinë e saj.

