Atdhe Xharavina ishte i ftuar sot në ‘Abc e Pasdites’, ku komentoi mbi të gjitha lajmet e bujshme që kryefjalën kanë pasur pikërisht atë. Me i sinqertë se kurdo herë, Atdheu foli edhe për përfshirjen e tij me prezantuese e njohur Bora Zemani, ku është aluduar gjatë se kanë pasur një lidhje. Vetëm pak kohë më parë të gjithë u befasuan pasi Atdheu dhe Bora nuk ndiqeshin më në Instagram, një veprim ky që për shumë nënkuptonte se diçka kishte mes tyre. Por si e komenton Atdheu këtë situatë?
“Aq shumë u tensionua, aq shumë u bë stresuese, sa u prish edhe miqësia. Nuk ka hiç komunikim. E hoqa unë, jo që të qetësoheshin shqiptarët por kështu ndodhi. Atë zgjodha unë.” – shprehu Xharavina.

Pyetjes së moderatorit mbi lakimin e emrit të tij me Borën por edhe me të tjera vajza të njohura të showbizit shqiptar, Atdheu iu përgjigj kështu:
“S’e kuptoj pse unë jam përfshirë. Kishte ditëlindjen dhe për respekt i dërgova lulet. Njerëzit siç është ajo shprehja, shto ujë e shto miell.”
Ndonëse me këto fjalë duket se i sheshoi fjalët, Atdheu me natyrën e tij ngacmuese vijoj të konfuzoi me deklaratat e tij. Në pyetësorin mbi dashurinë që ju bë në emision ai tregoi se së fundmi kishte mbyllur një histori dashurie, nga e cila kishte dalë i lënduar me një vajzë nga Shqipëria. Ermali vijon ta thumboj duke i thënë se “ajo vajzë e ka emrin shqiptar”.
Atdheu përgjigjet po dhe një emër shumë të ftohtë. Gjithashtu ai zbuloi se bëhet fjalë për një vajzë që nuk e ndjek më në Instagram pasi e ka hequr.

