Në pritje të binjakëve, Genta Ismajli zbulon barkun e rrumbullkosur pak javë para se bebushat të vijnë në jetë!

Genta Ismajli dhe partneri i saj turk Usta së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti i njohur janë në pritje të binjakëve dhe përkundër thashethemeve prej kohësh lajmi nga vet çifti u konfirmua vetëm pak kohë më parë.

Genta dhe i dashuri i saj, Huseyin Usta zbuluan dhe gjininë e binjakëve disa ditë më parë. Me një ceremoni madhështore, këngëtarja zbuloi se pret një djalë dhë një vajzë. Festën e organizuar, ajo e ndau me ndjekësit në “Youtube”.

Këngëtarja e “Level Up” ka zhvilluar disa foto sesione, ku në çdo foto theksohet barku i rrumbullakosur.