Shkurte Gashi është një nga këngëtaret shqiptare që ka arritur që jetën private ta mbajë të mbyllur “hermetikisht” për media.
Prej kohësh është përfolur për lidhjen e saj të dashurisë, pastaj martesën e në fund edhe lindjen e djalit. Por pas intervisës ku u shfaq krah partnerit, ajo nuk e ka më problem të zbulojë pamje me familjen.
Në familjen e këngëtares së njohur shqiptare ka festë, vogëlushi Mali feston 1-vjetorin e lindjes.
Me këtë rast nuk ka munguar një urim special nga Shkurte dhe një foto familjare.
Artistja shkruan se ardhja në jetë e të birit ishte një gëzim dhe emocion i madh për të gjithë familjen.
“Mali ynë sot feston ditëlindjen e parë! Dashuria jonë u kurorëzua me Malin e bukur! Ndjenja më e mirë që e përjetuam në jetë ishte data 21/12/2020, kjo datë që na dha epitetin prindër. Ardhja e Malit në jetë ishte emocion dhe gëzim për gjithë familjen tonë. Mal mrekullia jonë në 1-vjetorin tënd urojmë që jeta jote të jetë një përrallë e bukur, ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit! Gëzuar shëndet e shumë fat për ty. Të duam shumë”, ka shkruar Shkurtja.
View this post on Instagram
